Kriza e gjelit të detit/ Çmimi i ulët i pularive rrezikon, fermerët që rrisin shpendët në mënyrë organike

Shqipëria

Kriza e gjelit të detit/ Çmimi i ulët i pularive rrezikon, fermerët që rrisin shpendët në mënyrë organike

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Teksa çdo familje shqiptare ka nisur llogaritë e shpenzimeve për festat e fundvitit, mbreti i tryezës gjeli i detit mbetet gjithnjë i diskutueshëm.

Zona e Peqinit njihet për gjelat e detit cilësor, të rritur në mënyrë organike, çmimi i të cilëve këtë vit varion 10 mijë lekë të vjetra kilogrami për një gjel dhe 12 mijë lekë kg për pulën e detit.

Ndryshe nga vitet e tjera rruga Elbasan Peqin nuk është e mbushur me gjela deti, kjo pasi gjelat me çmim të ulët të pularive po pushtojnë tregun dhe po falimentojnë fermerin.

Edhe ato familje që ende zgjedhin të rrisin gjelat e detit kanë kufizuar numrin duke rritur gjithnjë e më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat