62-vjeçari gjendet i vdekur nga familjarët në oborrin e shtëpisë, detaje

Shqipëria

62-vjeçari gjendet i vdekur nga familjarët në oborrin e shtëpisë, detaje

Më: 31 janar 2025 Në ora: 19:35
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Çiflig, ku një 62-vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij.

I ndjeri jetonte me familjen e tij, e cila lajmëroi menjëherë policinë sapo e pa pa shenja jete.

Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit të Korçës për një ekspertizë mjeko-ligjore.

Ndërkohë, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga arresti kardiak, por rezultatet e ekspertizës do të saktësojnë shkaqet e vdekjes. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat