Përplasi me automjet këmbësorin, arrestohet 66-vjeçari në Fier

Shqipëria

Përplasi me automjet këmbësorin, arrestohet 66-vjeçari në Fier

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Një 66-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka përplasur me automjetin që drejtonte një këmbësor në qytetin e Fierit.

Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi me iniciale K.M., ndërsa i lënduar ka mbetur shtetasi me iniciale E.Q., 64 vjeç.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 66 vjeç, banues në Fier.

Kjo pasi në lagjen “16 prilli”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin E. Q., 64 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat