Helidon Bushati ka njoftuar se është tërhequr nga të kërkuarit një mandat tjetër për të përfaqësuar qytetarët shkodranë në parlament pas zgjedhjeve të 11 majit.
Në një postim në rrjetet sociale, Bushati shkruan se modernizimi dhe përbashkimi i partisë janë rruga e vetme drejt fitores. Ai u shpreh se do të punojë çdo ditë dhe do të jetë në ballë të sfidave për të rikthyer Partinë Demokratike në pushtet.
“Jam i bindur, më shumë se kurrë, se modernizimi dhe përbashkimi janë çelësi i fitores. Ja kemi borxh fëmijëve tanë, ja kemi borxh historisë!” u shpreh ai.
Bushati theksoi se do të vazhdojë të punojë fort për Partinë Demokratike dhe se kjo duhet të jetë detyrë e secilit që dëshiron një Shqipëri të zhvilluar.
“Ky vendim nuk do të thotë tërheqje nga rrugëtimi ynë i përbashkët. Përkundrazi, do të jem aty ku kam qenë gjithmonë, pranë Partisë Demokratike dhe demokratëve. Koherent në bindjet e mia, i palëkundur në vlerat për të cilat kemi luftuar, dhe plotësisht i angazhuar për ringritjen dhe fitoren që synojmë të gjithë për Partinë Demokratike dhe liderin e saj, Sali Berisha.”