Koordinatori për programin ekonomik në PD Dorjan Teliti, ka detajuar një ndër angazhimet kryesore të programit, me fokus në biznesin e vogël.
Në postimin e tij në Facebook, Teliti thekson se ‘një ekonomi e fortë fillon me mbështetjen e sipërmarrësve dhe të punëtorëve! Koha për ndryshim është tani!’
Statusi i plotë:
ME SALI BERISHËN KRYEMINISTËR DHE PARTINË DEMOKRATIKE NË QEVERISJE, BIZNESET E VOGLA ME NJË XHIRO DITORE DERI NË 500 EURO (180 MIJË EURO/VIT) DO TË PËRJASHTOHEN NGA TVSH-JA DHE TATIMI MBI FITIMIN.
Me Sali Berishën Kryeministër dhe PD në qeverisje kufiri vjetor i përjashtimit si nga TVSH ashtu edhe nga Tatim Fitimi do të jetë 180mijë euro xhiro vjetore.
Mbështetje për bizneset familjare – Kjo nismë synon të ndihmojë bizneset e vogla që të rriten dhe të forcohen ekonomikisht.
Formalizim i ekonomisë – Duke ulur barrën fiskale, inkurajojmë më shumë biznese të regjistrohen dhe të operojnë në mënyrë të ligjshme.
Më shumë vende pune – Lehtësimi i barrës krijon hapësira për zgjerim dhe punësim, duke ndihmuar qytetarët dhe ekonominë në tërësi.
Një ekonomi e fortë fillon me mbështetjen e sipërmarrësve dhe të punëtorëve! Koha për ndryshim është tani!
Voto për një ekonomi që i shërben qytetarëve, jo oligarkëve!