Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën, lihet në fuqi sekuestrimi i celularit të Ajola Xoxës

Shqipëria

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën, lihet në fuqi sekuestrimi i celularit të Ajola Xoxës

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 00:46
Ajola Xoxa

Apeli i GJKKO ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa për heqjen e sekuestros së celularit të saj. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi sekuestrimi i celularit të Xoxës.

Gjyqtari Engert Pëllumbi vendosi të lërë në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar të marrë më datë 20 dhjetor të vitit të kaluar. Vendimi i Apelit të GJKKO mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 19.02.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X.,  Shoqëria Tregtare “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij", thuhet në njoftim

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat