“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama ka frikë nga të rinjtë për zgjedhjet

Shqipëria

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama ka frikë nga të rinjtë për zgjedhjet

Më: 7 mars 2025 Në ora: 00:31
Jozefina Topalli

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga të rinjtë.

Në studion e “Debatit me Alba Alishanin” në A2 CNN Topalli theksoi se kjo është censurë sikurse në kohën e diktaturës.

“Shqetësim i kryeministrit me target grupin e të rinjve. Jemi në kulmin e fushatës elektorale dhe ky është segment i një zinxhir të tërë për shmangien nga debati. Nëse shmanget nga debati tregon frikë gati në panik që ka nga mundësia që të rinjtë kishin për të diskutuar e ironizuar e për të kundërshtuar mënyrën e mbajtjes së pushtetit.

Shmangia nga debati prej muajsh Rama nuk shkon në seanca plenare e debati. Prej 12 vitesh asnjë ministër qeveri nuk shkon në debat. Shmangia nga debati tregon frikë. Mbyllja e një platforme që angazhon shumicën e të rinjve të moshave të ndryshme është e pabesueshme të një censure sikur vinin zhurmuesit dikur te një tv me shpresë se nuk do të marrim asnjë informacion nga jashtë”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat