Meta “lirohet” më 12 maj/ Avokati Petraj: Nëse e fiton mandatin, avokatët do kërkojnë zëvendësim mase

Shqipëria

Meta “lirohet” më 12 maj/ Avokati Petraj: Nëse e fiton mandatin, avokatët do kërkojnë zëvendësim mase

Më: 7 mars 2025 Në ora: 18:31
Avokati Edmond Petraj

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët e tij do kërkojnë zëvendësimin e masës “arrest në burg”.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Petraj u shpreh se pas fitimit të mandatit, duhet pritur për certifikimin e zgjedhjeve nga KQZ.

“Ajo është një anë procedurale. Me certifikimin e zgjedhjeve, nëse zoti Meta zgjidhet deputet, po të presim, do bëjë betimin, por ka një shans. Avokatët e tij e dinë mirë procedurën. Në momentin që certifikohet, bëhet një kërkesë në gjykatë për lirimin e zotit Meta. Kjo është një anë e përshpejtu

r. Nuk themi se në 12 maj, sa të certifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Mund të kemi kontestime, problematika. Në momentin që ai fiton mandatin, pala mbrojtëse ka detyrë ta marrë certifikimin dhe të bëjë kërkesën”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat