Aksidentoi për vdekje 2-vjeçarin në Domje, arrestohet drejtuesi i automjetit, komshi me familjen

Shqipëria

Aksidentoi për vdekje 2-vjeçarin në Domje, arrestohet drejtuesi i automjetit, komshi me familjen

Më: 8 mars 2025 Në ora: 19:40
Ilustrim

Drejtuesi i automjetit që përplasi për vdekje 2-vjeçarin në Domje është identifikuar dhe arrestuar. 

Pasditen e sotme u raportua se një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije 2-vjeçar u regjistrua në Domje.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasdite ku një automjet ka përplasur të miturin.

Bëhet me dije se rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim fëmijën i cili nuk ka mundur të mbijetojë. 

Mësohet se ai është 53-vjeçari me inicialet Y.M, i cili banonte pranë shtëpisë të të miturit.

Polciia po vijon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethant e këtij aksidenti të rëndë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat