Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka pranuar se ka marrë një ofertë nga Partia Demokratike për një koalicion, dy orë para mbylljes së koalicioneve.
Në një intervistë televizive, Shehaj shpjegoi se edhe pse oferta ishte e papritur dhe e vonuar, ai nuk kishte pasur asnjë mendim për t’u bashkuar me PD-në.
Ai tha se, edhe sikur oferta të kishte ardhur më herët, ai do të kishte mbajtur të njëjtin qëndrim.
Ku, theksoi se nuk ishte në planet e tij bashkëpunimi me këtë parti.