Plagosja e 26-vjeçarit/ Gjykata e Lezhës cakton masat e sigurisë për dy të arrestuarit

Shqipëria

Plagosja e 26-vjeçarit/ Gjykata e Lezhës cakton masat e sigurisë për dy të arrestuarit

Më: 16 mars 2025 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Dy personat e arrestuar pas të shtënave me arme ku mbeti i plagosur një i ri gjatë aksionit të forcave Operacionale të Drejtorisë së Policisë Vendore të Lezhës në qytetin e Laçit, u njohën me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyert të mbyllura gjyqtari Aldi Kareco, e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 28-vjeçarit Klaudio Buraku, duke caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg.

Ndërsa xhaxhai i tij Gjin Buraku, i cili dyshohet se plagosi me armë zjarri  një 26-vjeçar u la i lirë kundrejt garancisë pasurore.

Si dhe u vendos ndalimi i daljes së tij jashtë territorit shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat