Me Edi Ramën në Fier dhe Sali Berishën në SPAK, deputetët shfrytëzuan mungesën e shefave përkatës këtë të enjte për të “qarë” hallin e listave duke braktisur Parlamentin.
Teksa një pjesë e kolegëve qëndronin në kafe, deputetët e listave të sigurta në Parlament e kaluan vetminë në sallë me celularët në duar.
Disa prej socialistëve shkëmbyen edhe disa fjalë me kolegët e majtë me të cilët do të përballen në betejën e hapur të Tiranës.
Pasi përcolli kryetarin e partisë drejt Podgoricës, Flamur Noka së bashku me disa demokratë u paraqitën në punë.
Një seancë e qetë pa fyerje dhe ofendimeve, jo për shkak të mungesë së etheve elektorale, por për arsye të pamundësisë për të gjetur kundërshtarin politik në sallën e parlamentin.
Rastin e parë e shfrytëzuan dy drejtuesit politikë të Kukësi, ku harruan rendin e ditës, por i treguan “dhëmbët” njëri –tjetrin për fitoren e qarkut.
Demokratët e tentuan edhe njëherë të merrnin avokatin e popullit në tavolinë, por socialistët para zgjedhjeve nuk e lëshuan dorën.
Kjo ishte seanca e fundit para zgjedhjeve parlamentare të 11Majit, në rast se Kuvendi nuk do të përballet me nevojën për miratimin e akteve urgjente. Pauza e gjatë do t’i lejojë deputetët të punojnë në terren për gjetjen e votave preferenciale, që mbajnë në dorë të ardhmen e tyre politike..