Tik Tok, Rama: Mbyllja ka filluar, brenda 15 ditëve do jetë black out

Shqipëria

Tik Tok, Rama: Mbyllja ka filluar, brenda 15 ditëve do jetë black out

Më: 17 mars 2025 Në ora: 17:19
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi se mbyllja e TikTok ka filluar dhe brenda 15 ditëve do të jetë totalisht ‘black out’.

Nga Lushnja në një takim me mësuesit, Rama tha se 95 për qind e mësuesve dhe prindërve, me të cilët janë konsultuar, janë dakordësuar për mbylljen e këtij rrjeti social.

“Ne jemi për të mbrojtur qytetarët dhe jemi për të mbrojtur fëmijët nga kërcënimi i madh që vjen nga rrjetet sociale dhe tik toku, por jemi të vetëdijshëm dhe për diçka pozitive që vjen nga Tik Toku.

Ne nga njëra anë kemi vendosur mbylljen dhe natyrisht duke u konsultuar, ka qënë një vendimmarrje ku nuk ka pyetur asnjeri po e thotë socialistë apo demokratë, e thotë Edi Rama dhe meqë e thotë Edi Rama dhe ne duhet të themi të kundërtën sepse kanë pasur parasysh fëmijët e vetë dhe 95% e prindërve mësues kanë thënë të mbyllet.

65 mijë persona mësues dhe persona janë përfshirë në këshillim”.

“Ne kemi marrë vendimin ta mbyllim dhe paralelisht kemi hapur një dialog me kompaninë.

I kemi parashtruar kompanisë gjithë problematikën dhe i kemi thënë që ne nuk do ta lejojmë që tik tok të vazhdojë të funksionojë dhe të hyjë  në shtëpitë e familjet si skuth me gjithë ato lloj produktesh të cilat janë pafiltër  dhe shkojnë direkt te fëmijët, ndaj duam garanci.

Një sërë gjërash ia kemi vënë kompanisë në dispozicion dhe ata për hir të së vërtetës kanë pasur një reagim që unë nuk e prisja.

Kanë qenë bashkëpunues dhe na kanë premtuar që do të përgatiten dhe do të vijnë me një plan për të vendosur një sërë mburojash.

Fjala vjen për anglishten algoritmi i tyre arrin të bllokojë fjalët, por për gjuhën shqipe nuk kanë dhe ne jemi në kontakt me ta punon një grup me ta dhe kur të jenë gati do të vijnë në Shqipëri dhe publikisht do ti tregojnë mësuesve dhe prindërve se çfarë do të ndryshoni. Si mund të thërrasë një forcë politike kalamajtë të lënë shkollën dhe të shkojnë në protestë.

Më shumë se kurrë edhe ata që mendojnë djathtas, duhet të kuptojnë se PS iu duhet si mjet për të arritur futjen në BE”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat