OSBE/ ODIHR “mobilizohet” për zgjedhjet e 11 majit, Lamberto Zannier caktohet në krye të misionit vëzhgues

Shqipëria

OSBE/ ODIHR “mobilizohet” për zgjedhjet e 11 majit, Lamberto Zannier caktohet në krye të misionit vëzhgues

Më: 18 mars 2025 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Teksa zgjedhjet e 11 majit po afrojnë, OSBE/ODIHR ka nisur punën për vëzhgimin e procesit elektoral.

Raportohet se ambasadori Lamberto Zannier do të jetë në kryesim të misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR.

Mësohet se në datën 1 prill, italiani Zannier dhe stafi i tij do të zhvillojnë takime në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Detaje tjera nuk u japen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat