Primaret formale të PD/ Balliu: Primaret u shitën nga Boçi dhe Noka. Vajza që më zëvendësoi, e panjohur

Shqipëria

Primaret formale të PD/ Balliu: Primaret u shitën nga Boçi dhe Noka. Vajza që më zëvendësoi, e panjohur

Më: 18 mars 2025 Në ora: 20:21
Alesia Balliu

Primaret e PD ishin më tepër formalitet pasi shumë pakënaqësi lindën brenda partisë mbi transparencën e listave dhe kandidaturave.

Avokatja Alesia Balliu u shpreh në ‘Real Story’ se nga primaret u mashtruan dhe u zëvendësuan me një vajzë tjetëe që nuk kishte lidhje me denoncimet dhe punën 6 mujore të bërë prej tyre në PD. Sipas saj, primaret u shitën nga Noka dhe Boçi.

“Ne morëm pjesë në primare dhe kemi bërë denoncime. Ne kemi bërë aktivitete, javën e fundit merr pjesë në primare vajza e katapultuar nga Boçi dhe Noka dhe lënë jashtë Dash Sulën, mua dhe katër zonjat të cilat ndihemi të ofenduara. Mbase mbaruam primaret, më kontakton një qytetar dhe më thotë që primaret i ka shitur Boçi dhe Noka.

Unë me Nokën kontaktova më tepër dhe nuk më ktheu një përgjigje. Jemi 4 femra që kemi vendosur fytyrën tonë me denoncime ndaj qeverisë dhe nuk jemi pjesë e listës. Ky proces ishte një fasadë dhe kjo vajzë ishte parazgjedhur të ishte në listën e mbyllur. U zëvendësuam me dikë që ka Universitetin e Elbasanit. 4 gra që kanë qenë fytyra të PD-së nuk kanë qenë në listë, që këtu shihe pasojën.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat