“Kam denoncuar kancerin e politikës, Ilir Metën”, Valteri rendit arsyet pse qytetarët duhet ta votojnë më 11 maj!

Shqipëria

“Kam denoncuar kancerin e politikës, Ilir Metën”, Valteri rendit arsyet pse qytetarët duhet ta votojnë më 11 maj!

Më: 18 mars 2025 Në ora: 22:08
Halit Valteri

Halit Valteri një prej kandidatëve në listën e hapur të Qarkut të Tiranës për PS-në ka dhënë disa arsye përse qytetarët e Tiranës sipas tij do duhet të votojnë atë në 11 Maj.

I ftuar në emisionin ‘RePolitix’, Valteri theksoi se ishte ai që ka denoncuar Ilri Metën që sipas tij është kanceri i politikës, e për këtë arsye qytetarët duhet ta votojnë.

“Është motiv të më votoni mua se kam denoncuar kancerin e politikës, Ilir Meta. Kam qenë anëtarë i Këshillit Bashkia. Partia Socialiste janë familje që i vlerësojnë njerëzit, edhe qytetarët e Tiranës duhet të shikojnë që 80 përqind e tyre kanë ngritur kartonët kot. 

Nëse unë shkoi deputet, nuk shkoi nga një zonë e caktuar. Nuk jam deputet që mbyll gojën. Kam qenë deputet që kam folur kundra korrupsionit dhe krimit. Nuk trembem përballë rastit dhe përballë asaj që besoj dhe mendoj. Unë nuk di që Edi Rama të ketë detyruar deputetët të votojnë ndryshe ose jo. Nuk jemi te partia juaj që futen si struci te lista e mbyllur”, tha Valteri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat