Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri ka reaguar për Rapotin e DASH mbi Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve. Në një postim në rrjetet sociale Xhaferri shkruan se Erion Veliaj do të konfirmojë se Rama është arkitekt i pastrimit të parave.
Kreu i FRPD trhotë se më 11 maj Rama do të ndëshkohet për kriminalizimin e vendit.
“Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi këtë të premte raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve, që qartazi e ekspozon Shqipërinë e Edi Ramës një vend ku korrupsioni, sundimi i dobët i ligjit dhe papunësia nxisin përfshirjen e shqiptarëve në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Në prej vitesh kemi denoncuar faktin se Edi Rama ka ndërtuar një Narkoshtet në zemër të Evropës, teksa raporti i DASH evidenton se krimi i organizuar i udhëhequr nga shqiptarët luan një rol të rëndësishëm në furnizimin e tregjeve ndërkombëtare me kanabis, kokainë dhe heroinë, çka do ishte e pa mundur pa indiferencën e shtetit shqiptar, që ndihmon këto grupe të pastrojnë paratë në kulla, lejet për të cilat i firmos Edi Rama.
Këto grupe të krimit të organizuar të udhëhequra nga shqiptarët ekspozojnë krime, teknika komunikimi dhe pastrimi parash gjithnjë e më të sofistikuara, teksa raporti evidenton qartë se përballë krimit janë ekspozuar gjyqtarë, prokurorë, policë, politikanë, gazetarë dhe aktivistë . Vetë Arben Ahmetaj ka konfirmuar se Edi Rama ishte arkitekt i kanabizimit të vendit dhe Erion Veliaj do konfirmojë se ai është arkitekt i pastrimit të parave. Në 11 Maj shqiptarët do ndëshkojnë Edi Ramën dhe për politikën e tij të kriminalizimitë të vendit do përgjigjet përpara drejtësisë”, shkruan Xhaferri