Berisha: Do të ketë ndryshim në Reformën në Drejtësi, por jo ngushtim të luftës kundër korrupsionit

Shqipëria

Berisha: Do të ketë ndryshim në Reformën në Drejtësi, por jo ngushtim të luftës kundër korrupsionit

Më: 22 mars 2025 Në ora: 20:08
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje televizive është pyetur se çfarë do të ndodh me Reformën në Drejtësi dhe se a do e shkrij SPAK-un nëse ai vjen në pushtet në 11 maj.

Berisha deklaroi se nëse opozita vjen në pushtet do të ketë ndryshime në Reformën në Drejtësi.

Gjithashtu tha se nuk do të ketë asnjë ngushtim përsa i përket luftës kundër korrupsionit, por do të pastrojë prokurorët, ku sipas tij flenë mbi dosjet e krimit.

Po ashtu kreu i PD-së, tha se të gjitha këto ndryshime do të bëhen me ndihmën e Komisionit të Venecias.

"Mendoj se në të gjitha kompetencat njëra është antikushtetuese është ajo e përgjimit të gjykatësve në të cilën kjo prokurori çon dosje është një gjë e tmerrshme dhe asgjesim i sistemit, kjo s’do jetë. Asnjë ngushtim për sa i përket luftës së kurrupsionit, por pastrim i atyre që flenë mbi dosje të krimit. Këto reforma do të bëhen me ndihmën e komisionit të Venecias,"-deklaroi Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat