Goditi me grusht për shkak të detyrës, një punonjës policie/ Fier, arrestohet 31-vjeçari

Shqipëria

Goditi me grusht për shkak të detyrës, një punonjës policie/ Fier, arrestohet 31-vjeçari

Më: 23 mars 2025 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Një 31-vjeçar u arrestua nga policia në Roskovec të Fierit.

31-vjeçari goditi me grusht për shkak të detyrës, një punonjës policie

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin D. D., 31 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec.

Kjo pasi gjatë veprimeve procedurale për vënien e një mase administrative, ka goditur me grusht, një punonjës të Komisariatit të Policisë Fier”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat