Ish-prokurori skanon dosjen “Veliaj”: Është hetuar vepra penale, procesi ndaj tij do të vazhdojë

Shqipëria

Ish-prokurori skanon dosjen “Veliaj”: Është hetuar vepra penale, procesi ndaj tij do të vazhdojë

Më: 24 mars 2025 Në ora: 21:48
Eugen Beci

Ish-prokurori Eugen Beci tha se kjo është hera e parë kur SPAK është në terrenin e saj sepse ka arrestuar një zyrtar në detyrë.

Beci: Rasti konkret i persekutimit është Arben Ahmetaj ku është hetuar personi dhe jo vepra penale. Ky nuk është rasti Veliaj, sepse është procedurialisht korrekt. Është hetuar vepra penale sipas një kallëzimi anonim, por me prova. Tashmë kemi gjetur personin që dyshohet se ka kryer veprën penale. Ky është një proces tjetër që do të vazhdojë.

Pastaj do të ballafaqohen provat e prokurorisë, sepse do të përballen me variantin e Veliaj dhe avokatëve të tij.

Prokuroria ka rrugën për të fuqizuar provat që ka ose për të gjetur prova të reja. Veliaj ka për detyrë që të rrëzojë provat. Jemi akoma në fazën e dyshimit për një vepër penale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat