Moti i keq, ekipet e OSHEE në Lezhë ndërhyjnë për rikthimin e energjisë në disa fshatra

Shqipëria

Moti i keq, ekipet e OSHEE në Lezhë ndërhyjnë për rikthimin e energjisë në disa fshatra

Më: 27 mars 2025 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Moti i keq ka përfshirë vendin duke shkaktuar edhe probleme me energjinë në disa fshatra të Lezhës.

Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe erës që shoqëroi zonën prej mbrëmjes së djeshme, që shkaktoi edhe probleme në furnizimin me energji, ekipet e OSHEE janë angazhuar për riparimin e defekteve në linjat e furnizimit me energji elektrike.

Ndërkohë, drejtori i OSSHEE në Lezhë, Andi Marku, ka bërë të ditur se bashkë me grupet e punës ndodhen në terren dhe se vijon puna me intensitet për rikthimin e energjisë në fshatrat Kallmet, Blinisht, Piraj, Krajën dhe Markatomaj.

Ndërsa të gjitha zonat e tjera janë të furnizuara me energji dhe situata po monitorohet nga afër për të garantuar stabilitet në rrjet. OSHEE vijon punën për të siguruar normalizimin e plotë të furnizimit me energji.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat