Rama shtron iftar në Elbasan

Shqipëria

Rama shtron iftar në Elbasan

Më: 28 mars 2025 Në ora: 18:31
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka shtruar sot iftar në Elbasan. Në nisje të këtij iftari, Rama ka uruar për një agjërim dhe lutje të pranuara për të gjithë besimtarët.

Në fjalën e tij, Rama u ndal fillimisht të veçantia e këtij muaji të Ramazanit, në një kohë kur në Elbasan, Xhamia e Ballies mori çmimin si objekti i kultit më i bukur në vitin 2025, ndërsa në Tiranë janë hapur dyert e Xhamisë së Madhe të Namazgjasë.

Rama theksoi se si një jomysliman, mendon për mirësinë e të jetuarit në një vend me tolerancë të plotë fetare.

Rama lexoi edhe një poezi fetare, që kishte përzgjedhur nga besimi islam.

“Është i posaçëm ky agjërim sepse imazhi i këtij iftari është imazhi i Xhamisë së Ballies në Elbasan, që u vlerësua edhe me një çmim.

Ndërkohë, në Tiranë ka hapur dyert edhe Xhamia e Madhe e Namazgjasë.

Më jep një ndjesi gati fëminore gëzimi dhe një naivitet që nuk ia mohoj vetes.

Na jepet mundësia të ndihemi mirë te triumfi i dashamirësisë dhe jetës.

Në ditë si kjo, unë jomyslimani, mendoj edhe për mirësinë e të jetuarit në një vend ku ritet e besimet shafqen si pjesë shumë e bukur e të njëjtit gjerdan të kombit",-tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat