Stuhi breshëri në Barbullinjë, shkatërron qindra hektarë me pjeshkë

Shqipëria

Stuhi breshëri në Barbullinjë, shkatërron qindra hektarë me pjeshkë

Më: 28 mars 2025 Në ora: 18:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kapriçot e natyrës me reshje të shumta breshëri kanë bërë kërdinë sot në zonën e Barbullinjës në njësinë administrative Fier Shegan në Lushnjë.

Siç shihet nga fotot, qindra parcela të kultivuara me pjeshkë janë dëmtuar totalisht.

Breshëri i rënë për rreth 15 minuta ka rrënuar prodhimin e pritshëm.

Në Barbullinjë, janë të kultivuara mbi 160 hektarë me pjeshkë të cilat janë dëmtuar totalisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat