Elisa Spiropali uron besimtarët për Fitër Bajram: Toleranca fetare është një realitet dhe jo slogan

Shqipëria

Elisa Spiropali uron besimtarët për Fitër Bajram: Toleranca fetare është një realitet dhe jo slogan

Më: 30 mars 2025 Në ora: 11:44
Kryetarja Kuvendit, Elisa Spiropali

Kryetarja Kuvendit, Elisa Spiropali ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Në një komunikim për mediat, ajo u shpreh se kjo është një ditë që rrezaton përtej komunitetit mysliman.

Kryeparlamentarja u shpreh se toleranca mes komuniteteve fetare në Shqipëri është një realitet dhe jo një slogan.

Ndërsa Komuniteti Mysliman- tha Spiropali- është një faktor progresi që nxit harmoninë fetare dhe jo përçarjen.

“Kjo është një ditë që rrezaton përtej komunitetit mysliman. Gjej rastin të uroj të gjithë shqiptarët në Shqipëri e diasporë, në trevat shqiptare, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës në Greqi e kudo, sepse festat i kemi ndarë me njëri tjetrin pavarësisht besimit fetar. Është një dëshmi e qartë sesi toleranca mes komuniteteve është një realitet dhe jo slogan. Uroj Komunitetin Mysliman Shqiptar, një komunitet që rrezaton këtë tolerancë duke qenë një faktor progresi që nxit harmoninë fetare dhe jo përçarjen, një komunitet që mundohet ti bashkojë të gjithë rreth festave. Dua ti uroj të gjithë shqiptarët, pavarësisht besimit për shëndet, gëzime, mbarësi dhe më shumë dashuri në jetët e tyre”, tha kryetarja e Parlamentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat