Ishte shpallur në kërkim për “Moskallëzimi i krimit”, “Rrugorja” e Sarandës prangos 29-vjeçarin

Shqipëria

Ishte shpallur në kërkim për “Moskallëzimi i krimit”, “Rrugorja” e Sarandës prangos 29-vjeçarin

Më: 31 mars 2025 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Një 29-vjeçar është arrestuar nga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor Sarandë pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Moskallëzimi i Krimit”.

Njoftim:

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor Sarandë, gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore, me fokus verifikimin e mjeteve dhe identifikimin e personave në kërkim, kapën shtetasin në kërkim K. V., 29 vjeç, banues në Himarë, për të cilin, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në vijim të veprimeve procedurale, u krye ekzekutimi i vendimit nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat