Shehaj i përgjigjet Adriatik Lapajt pasi e paditi në SPAK: Nuk je as i pari as i fundit...

Shqipëria

Shehaj i përgjigjet Adriatik Lapajt pasi e paditi në SPAK: Nuk je as i pari as i fundit...

Më: 1 prill 2025 Në ora: 21:07
Agron Shehaj

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ditën e sotme  ka folur për programin e qeverisjes për zgjedhjet parlamnetare të 11 majit. Në fjalën e tij, Shehaj ka folur dhe për kreun e Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, pasi ky i fundit e ka paditur në Gjykatë.

Sipas tij, Lapaj e ka paditur për shpifje, ndërsa thekson se politikanët e korruptuar kanë hedhur baltë mbi partinë e tij.

“Politikanët e korruptuar kanë hedhur baltë mbi partinë Mundësia. Vjehrri i tij ka njohur pronën një zotërie. Adriatik Lapaj ka qenë avokati i përfituesit nga vendimi i vjehrrit për tokën.

Adriatiku duhet të dalë në publik dhe të shpjegojë sesi është e mundur kjo. Lapaj thotë se unë jam e ardhmja, për atë është normale një vendim i tillë që ka marrë vjehrri i tij.

Prona që po flas unë është dhënë në shkelje të ligjit. Adriatiku s’është as i pari e as i fundit që më kallëzon për shpifje”, tha Shehaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat