Aksident me vdekje në aksin rrugor Burrel-Komsi

Shqipëria

Aksident me vdekje në aksin rrugor Burrel-Komsi

Më: 1 prill 2025 Në ora: 23:02
Foto ilustrim

Një aksident me vdekje ka ndodhur rreth orës 21:40, në aksin rrugor Burrel-Komsi.

Një 41 vjeçar, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat