Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pritur në shtëpi, por edhe i shtroi drekë, gazetares së “Weekend”, Genta Gashi.
Gjatë përgatitjes së ushqimit, Basha tha diçka interesante.
“Të mbetesh i uritur bën, të jesh i ngopur nuk është gjë e mirë”, u shpreh ai, duke mos iu referuar fare ushqimit.
“Njerëzit duhet të jenë të uritur për jetën, të uritur për të mirën, apo jo?”, u shpreh tutje Basha.
Ndër të tjera, ai thotë se prej i vogël, ai ka qenë i uritur për dije.
“Kam lexuar shumë kur kam qenë i vogël, kam ndjekur shumë kinematografinë, dhe sot e asaj dite kam mbetur i uritur si fëmijë, në kuptimin kureshtar. Nuk jam i ngopur me dijeninë e asaj që më rrethon”, tha politikani.
Po ashtu, ai tregon se çfarë kuptoi për vetën së fundmi, që më parë s’e dinte.