Aksident në Korçë! Makina përplas rëndë këmbësoren, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Shqipëria

Aksident në Korçë! Makina përplas rëndë këmbësoren, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Më: 5 prill 2025 Në ora: 18:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec.

Sipas informacioneve paraprake, të siguruara nga gazetarja Dhorjela Çule, një mjet mësohet se ka përplasur një këmbësore, e cila po transportohet në spitalin e Korçës.

“Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, në fshatin Bulgarec, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësoren, shtetasen S. Q., rreth 65 vjeç, banuese në Bulgarec”, njofton policia.

Automjeti që ka përplasur këmbësoren mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në pranga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat