Qyteti i Pukës është mbuluar nga bora të dielën.
Edhe pse jemi në muajin prill, reshjet intensive të borës kanë nisur gjatë natës dhe kanë vijuar gjatë ditës së sotme duke zbardhur plotësisht qytetin.
Meteorologët kanë parashikuar ulje të temperaturave nga sot dhe 2 ditët në vijim.
Çka pritet të shoqërohet me reshje bore në zonat malore në veri dhe juglindje.