Aksident në hyrje të tunelit të Murrizit, plagosen 4 persona

Shqipëria

Aksident në hyrje të tunelit të Murrizit, plagosen 4 persona

Më: 7 prill 2025 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së dielës në hyrje të tunelit të Murrizit, në aksin Tiranë-Klos.

Një 19 vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 3 pasagjerët të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat