Sali Berisha ngjitet në podium me lot në sy: Sot jam më i emocionuar se kurrë

Shqipëria

Sali Berisha ngjitet në podium me lot në sy: Sot jam më i emocionuar se kurrë

Më: 11 prill 2025 Në ora: 20:44
Sali Berisha

Mes brohorimave të mijëra të pranishmëve, Sali Berisha u ngjit në podiumin e vendosur për hapjen e fushatës së koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore me lot në sy.

Teksa falënderoi qytetarët që e kanë mbështetur, kandidatët për deputet, por edhe drejtuesin e fushatës së Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Chris LaCivita, Berisha u shfaq me lot në sy.

“Mirëmbrëma, ju njerëz të mrekullueshëm që e kane bërë këtë shesh më të bukurin në Europë.

Në jetën time kam mbajtur shumë fjalime, por sot jam më i emocionuar se kurrë”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat