Aksident i rëndë në Paskuqan! Makina përplas dy këmbësore, humb jetën njëra prej tyre

Shqipëria

Aksident i rëndë në Paskuqan! Makina përplas dy këmbësore, humb jetën njëra prej tyre

Më: 14 prill 2025 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Një aksident tragjik ndodhi këtë mëngjes pranë mbikalimit të Paskuqanit në kryeqytet.

Një makinë që drejtohej nga 35-vjeçari me inicialet R.Q. përplasi dy gra që po kalonin trafikndarësen, shtetaset L. S., rreth 72 vjeçe dhe H. M., rreth 66 vjeçe.

Si pasojë e plagëve të rënda, humbi jetën 72-vjeçarja.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për t’u marrë në pyetje, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat