37 përqind e shqiptarëve mendojnë se situata është përmirësuar! Muça: Shifra s’paraqet propagandën e qeverisë dhe as të opozitës

Shqipëria

37 përqind e shqiptarëve mendojnë se situata është përmirësuar! Muça: Shifra s’paraqet propagandën e qeverisë dhe as të opozitës

Më: 14 prill 2025 Në ora: 21:35
Flogert Muça

Në emisionin Open në News 24 është komentuar sondazhi i Notosondaggi, ku 37 përqind mendojnë se janë më mirë se më parë.

Gazetari Flogert Muça theksoi se këto shifra nuk pasqyrojnë propagandën politike as të qeverisë dhe as të opozitës, por realitetin e perceptuar nga qytetarët.

Ai shtoi se shpesh ajo që thuhet nga politika nuk përputhet me ndjesinë e njerëzve në terren.

Flogert Muça: Shifrat janë kokëforta, në raport me atë që propagandohet politikisht. Të shikosh propagandën dhe të shikosh realitetin, është ndryshe. Nëse pyet mazhorancën ta thotë më pozitive dhe nëse pyet opozitën e thotë më zi nga se është.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat