Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, temperaturat mbeten të larta

Shqipëria

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, temperaturat mbeten të larta

Më: 17 prill 2025 Në ora: 07:29
Foto ilustrim

Ditën e sotme (17 prill) vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri mesatar të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën e parë të ditës përgjatë Ultësirës Perëndimore, më pas me ndërprerjen graduale e tyre.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 10 m/s, e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të  forcës 1 ballë.

 Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 9 deri 23°C;

Në zonat e ulëta 12 deri 27°C;     

Dhe në bregdet 10 deri 26°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat