Elbasan, 90 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut - virozat mbushin Pediatrinë

Shqipëria

Elbasan, 90 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut - virozat mbushin Pediatrinë

Më: 17 prill 2025 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Mbi 90 fëmijë paraqiten çdo ditë ne urgjencën e pediatrisë në Elbasan të prekur nga virozat. Bluzat e bardha theksojnë se një nga shqetësimet kryesore me të cilën paraqiten pacientët e vegjël është kolla, dhimbja e barkut dhe temperatura e lartë.

Sipas tyre një nga problematikat më të mëdha në këtë periudhë është shoqërimi i virozave me alergjitë e stinës.

“Numri i paraqitjeve mbetet përsëri i lartë, krahasuar me dimrin kemi një rënie të vogël nga 100 që kishim gjatë periudhës së dimrit tani ka 85 deri ne 90 paraqitje ne 24 orë. Dhe numri i shtrimeve mbetet i lartë, aktualisht sot kemi 45 fëmijë të shtruar në pavijone, por ka ditë që arrijnë deri ne 50. Stina e pranverës ka sjellë dhe rritjen e numrit të alergjive, kemi fëmijë tani me rinite, laringite, bebat e vegjël me bronkolite”, thotë Irena Palloshi, shefe e Pediatrisë në Elbasan

Mjekja pediatre thekson se javën e dytë të muajit, në urgjencën e spitalit u paraqitën shumë raste të fëmijëve me të vjella dhe diarre.

“Por këtë javë atë që vumë re është shtimi i fëmijëve me probleme të traktit gastroindestinal. Javën që kaloj kishim fëmijë me probleme të diarresë ose të vjellave. Gjithashtu kemi edhe fëmijë me temperatura të larta që vazhdon deri ne 3-4 ditë, por kemi edhe fëmijë me pleumoni zakonisht fëmijë të mëdhenj 10 deri ne 12 vjeç”, shprehet ajo.

Kujdes i shtuar në higjienë dhe kontrolle periodike, është këshilla që u jep shefja e shërbimit pediatrik, prindërve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat