Parashikimi i motit për ditën e sotme, si pritet të jenë temperaturat

Shqipëria

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si pritet të jenë temperaturat

Më: 18 prill 2025 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte territori i Shqipërisë do të ndikohet ngas kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore më të ftohta dhe më të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat deri në orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme lokale dhe intensitet të ulët. Pas orëve të mesditës mot kryesisht i kthjellët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në lindje alternime vranësirash kalimtare. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 6-10 m/s, me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 9 në 25 gradë Celsius.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat