Spiropali, mesazh në ditën e Proçesionit të Epitafit të së Premtes së Zezë: Ringjallja do të vijë shumë shpejt!

Shqipëria

Spiropali, mesazh në ditën e Proçesionit të Epitafit të së Premtes së Zezë: Ringjallja do të vijë shumë shpejt!

Më: 18 prill 2025 Në ora: 21:47
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka ndarë një mesazh në ditën e Proçesionit të Epitafit të së Premtes së Zezë, duke thënë se “Ringjallja do të vijë shumë shpejt!”

“Sonte, me Proçesionin e Epitafit të së Premtes së Zezë, besimtarët e krishterë përkujtojnë mundimet e vuajtjet e Jezu Krishtit dhe vdekjen e Tij në kryq.

Me besimin e lutjet se Ringjallja do të vijë shumë shpejt.

Ringjallja e Jezusit është triumfi i jetës mbi vdekjen, i dritës mbi errësirën, i të mirës mbi të keqen, një fitore universale, e cila bën që të shpresojnë, fitojnë, gëzojnë, bashkohen dhe lumturohen të gjithë njerëzit, në të gjitha vendet dhe të gjitha kohërat”, shprehet Spiropali në mesazhin e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat