Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Berisha mban një minutë heshtje në fushatë

Shqipëria

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Berisha mban një minutë heshtje në fushatë

Më: 21 prill 2025 Në ora: 11:54
Sali Berisha

Sali Berisha ka nisur fushatën në Pukë me një minutë heshtje për Papa Françeskun, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Vatikan në moshën 88-vjeçare.

Berisha u shpreh se Ati i Shenjtë ishte një burrë i madh i njerëzimit dhe mik i shquar të kombit shqiptar.

Kreu i PD-së u shpreh se mbarë njerëzimi ka humbur një kolos të mendimit dhe besimit tek Zoti.

Sali Berisha: Nderojmë me një minutë heshtje një burrë të madh të njerëzimit, një mik të shquar të kombit shqiptar Papa Françeskun, i cili u nda sot nga jeta.

Krishtërimi, mbarë njerëzimi, shqiptarët kanë humbur një kolos të mendimit, besimit te Zoti, por edhe të dashurisë e respektit tek njeriu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat