“PS ruan kuotat”, Lami: Partitë e reja marrin vota nga “koshi” i Partisë Demokratike

Shqipëria

“PS ruan kuotat”, Lami: Partitë e reja marrin vota nga “koshi” i Partisë Demokratike

Më: 22 prill 2025 Në ora: 20:36
Roland Lami

Partia Demokratike vijon rënien e lirë dhe këtë e tregoi sondazhi i parë i Abc News, i kryer në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, Angi Ricerche.

Analisti Roland Lami u shpreh në “Real Story” se Partisë Demokratike i rrjedhin vota dhe i shkojnë te partitë e reja.

Sipas tij, Partia Socialiste vijon të ruajë kuotat e saj dhe madje ka arritur në maksimumin e votave të majta.

“Kur ka një rrjedhja votash dhe ne duhet të kuptojmë se ku shkojnë. Është e logjikshëm se këto parti do marrin te thesi i Partisë Demokratike. PS duket se ka vendosur  se nuk lejon t’i ikin vota dhe po shkon në maksimumin e saj në vota të majta”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat