Aksident i rëndë në Shkodër - Motori përplaset me makinën, 3 të rinj në gjendje kritike. Shoferi largohet...

Shqipëria

Aksident i rëndë në Shkodër - Motori përplaset me makinën, 3 të rinj në gjendje kritike. Shoferi largohet...

Më: 23 prill 2025 Në ora: 23:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Rus” të qytetit të Shkodrës, ku tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit po udhëtonin me një motor kur një automjet dyshohet t’u ketë prerë rrugën, duke shkaktuar përplasjen.

Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit pa dhënë ndihmë.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit të përfshirë në aksident.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat