“Asnjë provë nuk kanë kundër meje”/ Rama: Më kanë bërë kriminel e hajdut, vetëm dokrra

Shqipëria

“Asnjë provë nuk kanë kundër meje”/ Rama: Më kanë bërë kriminel e hajdut, vetëm dokrra

Më: 24 prill 2025 Në ora: 09:25
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj akuzave të vazhdueshme që i janë adresuar në opinionin publik, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe të pambështetura me fakte.

“Si shpjegohet që ka njerëz që çdo natë çfarë nuk thonë. Unë jam shënjestra kryesore – kriminel, hajdut – por asnjë provë deri më sot. Vetëm dokrra,” u shpreh Rama.

Ai komentoi edhe përfoljet për jetën e tij private dhe konsumin e luksit, duke shtuar: “E pi verën 33 mijë euro. Lëshohet një fjalë, përsëritet dhe më pas kthehet në të vërtetë. Po çfarë është ky muhabet?”

Rama theksoi se përdorimi i metaforave në komunikimin e tij është mënyrë për t’u marrë me thelbin e çështjeve, duke refuzuar interpretimet sipërfaqësore të deklaratave të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat