Papa Francesku përcillet të shtunën për në banesën e fundit, në ceremoni merr pjesë edhe presidenti Begaj

Shqipëria

Papa Francesku përcillet të shtunën për në banesën e fundit, në ceremoni merr pjesë edhe presidenti Begaj

Më: 24 prill 2025 Në ora: 21:04
Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut të shtunën.

Media mëson se Begaj do të niset nesër drejt vendit fqinj.

Gjithashtu se të katërt udhëheqësit fetarë në vendin tonë, Kreu i Kishës Katolike, Arjan Dodaj, Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Kryepeshkopi i Ortodoksëve, Joani do të udhëtojnë drejt Vatikanit për të marrë pjesë në ceremoninë e së shtunës kur në Vatikan do të mblidhet e gjithë bota për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papës së të varfërve.

Detaje tjera nuk u kuptuan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat