Lamtumirë Papa Françesku/ Frrok Çupi: Personaliteti më i ndritur i Vatikanit, do mbahet mend për shumë kohë

Shqipëria

Lamtumirë Papa Françesku/ Frrok Çupi: Personaliteti më i ndritur i Vatikanit, do mbahet mend për shumë kohë

Më: 26 prill 2025 Në ora: 11:21
Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi thotë se Papa Françesku është personaliteti më i ndritur i Vatikanit.

Në një intervistë për ABC News, Çupi u shpreh se Françesku la gjurmë në rrugën e Vatikanit dhe shtoi se do të mbahet mend për shumë kohë.

Unë, realisht jam katolik në të gjitha burimet e mia, të ADN time, sigurisht që e dua besimin tim, jam rritur me idera hyjnore për Papën, Vatikanin, Krishtin. Kjo është një gjë që kultivohet në fëmijëri. Njeriu kultivohet, vjen bëhet më gjithëpërfshirës se një katolik. Kultivohet përmes një kulture të caktuar. Ritet dhe sidomos pikëkalimet, të këtij religjioni, nuk janë të pëlqyer vetëm nga katolikët.

Papa Françesku është personaliteti më i ndritur i Vatikanit, për bashkimin e njerëzve, për afrimin e Kishës, të Zotit me njeriun. Papa Françesku arriti të shikojë njeriun, jo thjesht si besimtar, por e shikoi njeriun, si një domosdoshmëri të tij, për t’i dhënë përgjigje brezit të ri. Papa Françesku arriti të zbërthejë këtë kuti të të gjitha kohërave. Do mbahet mend për shumë kohë, ka vendosur një gjurmë në rrugën e Vatikanit”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat