“Deti, motori i ekonomisë”, Balluku: Reformat e ndërmarra synojnë zhvillimin e transportit ajror e detar

Shqipëria

“Deti, motori i ekonomisë”, Balluku: Reformat e ndërmarra synojnë zhvillimin e transportit ajror e detar

Më: 27 prill 2025 Në ora: 13:02
Belinda Balluku

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se infrastruktura portuale në vend është transformuar rrënjësisht.

Ajo theksoi se Porti i Durrësit është një port strategjik, i cili ka një peshë të madhe në ekonominë e Shqipërisë.

Ministrja Balluku shtoi më tej se deti është kthyer në një motor për ekonominë tonë.

Duke folur nga Vlora për projektet “Shqipëria 2030”, Balluku u shpreh se reformat e ndërmarra dhe investimet e planifikuara, synojnë zhvillimin e mëtejshëm të transportit ajror dhe detar.

“Infrastruktura portuale ka kaluar nga mirëmbajtja minimale në transformim tërësor strategjik duke nisur këtu nga thellësia Portit të Durrësit dhe deri te investime e tjera me lidhjen e porteve me infrastrukturën rrugore apo atë hekurudhore. Në serë projektesh të reja kanë nisur të marrin jetë. Porto Romano është një port strategjik”, theksoi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat