Me flakadanë dhe thikë me vete në stadium, procedohen tre persona

Shqipëria

Me flakadanë dhe thikë me vete në stadium, procedohen tre persona

Më: 28 prill 2025 Në ora: 11:34
Policia

Policia e kryeqytetit ka njoftuar se tre persona janë proceduar në gjendje të lirë.

Blutë bëjnë me dije se të rinjve iu gjetën  me vete flakadanë dhe mjete prerëse, në stadiumin ku po luhej ndeshja “FK Partizani-FK Elbasani”

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. P., 36 vjeç, B. H., 25 vjeç dhe A. K., 35 vjeç, pasi 25-vjeçari dyshohet se hodhi sende të forta, në fushë, gjatë ndeshjes së futbollit “FK Partizani-FK Elbasani”, shtetasit A. K. iu gjetën lëndë piroteknike, ndërsa 36-vjeçarit iu gjet një mjet prerës.

Sendet që posedoheshin ilegalisht u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat