Politologu Bledi Dika analizoi mangësitë e kuadrit ligjor për financimin e partive politike dhe theksoi rreziqet që vijnë nga abuzimi me fondet publike dhe ndikimi i burimeve të paligjshme.
"Kemi thënë partitë politike dhe për përfaqisimin e tyre në parlament. Janë deputetët fundja fare që i përkasin partive politike ato që bëjnë ligjet dhe në këtë kuptim duhet të kishte një vullnet mbi partizan që të bënte një kuadër legjistlatv më rigoroz.
Në këtë sens ligji në fjalë lë për të dëshiruar ku partitë mund të abuzojnë.
Gjithsesi në këndvështrimin tim për financimin e partive mbeten kur abuzohet me fondet publike, pra abuzim që vjen nga pushteti sepse janë paratë e taksapaguesve dhe normalisht fonde që vijnë nga burime të errëta, pra nga krimi organizuar.
Këto janë dy elementët që përbëjnë problematikë në vetvete. Pastaj përsa i përket transparencës i mbetet partive për ta bërë dhe nëse nuk e bëjnë atëherë kanë sanksione të nivelit administrativ që besojnë janë shumë të kënaqur ti paguajnë sepse nuk i ndikon shumë", u shpreh Dika në emisionin “Ora e Betit”.