“Ballkanin e Hapur e hedhim në ‘kosh’ që në javën e parë qeverisëse”, Berisha: Ja masat që do të marrim në ndihmë të biznesit

Shqipëria

“Ballkanin e Hapur e hedhim në ‘kosh’ që në javën e parë qeverisëse”, Berisha: Ja masat që do të marrim në ndihmë të biznesit

Më: 1 maj 2025 Në ora: 13:37
Kreu i PD Sali Berisha

Kreu i PD Sali Berisha ishte sot në Blesh ku prezantoi kandidatët e ASHM për zgjedhjet e 11 majit.

Ai ka deklaruar se në javën e parë të qeverisjes do të “hedhë në kosh” Ballkanin e Hapur.

“Ballkani i Hapur i argatit të Vuçiçit, javën e parë hidhet në kosh. Ja ku është Banja, por pse u ndërtua ky hidriocentral, u ndërtua së pari si vepër vaditëse, këta nuk kanë investuar asnjë qindrakë.

Mandatin e ardhshëm Dumreja dhe gjithë zona do të përfitojnë për vaditje nga uji që do të vijë nga ky hidrocentral. Ky e shkretoi kombin, shqiptarët u larguan masivisht.

Çdo patronazhist do të dënohet për vepër kriminale”, tha ai.

Kryememokrati ka renditur edhe masat që do të ndërmarrë në ndihmë të biznesit, mes të cilave taksa e sheshtë 10 %, energjia 6 lekë dhe TVSH 15%.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat