Fushata e socialistëve/ Rama në Burrel: Rruga e Arbrit do të hapë horizont për investimet e reja në turizëm

Shqipëria

Fushata e socialistëve/ Rama në Burrel: Rruga e Arbrit do të hapë horizont për investimet e reja në turizëm

Më: 2 maj 2025 Në ora: 17:24
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin përmbyllës elektoral në Burrel.

Rama u shpreh se rruga e Arbrit do të hapë horizont për investimet e reja në turizëm.

“Doja të ndaja me ju disa fakte, shifra. Kam akoma punë për të vërë. Rruga e Arbrit do të hapë horizont për investimet e reja në turizëm. Në dekadën e ardhshme, Dibra do jetë pjesa më e lakmuar. Ne jemi në proces dhe deri në fund të këtij viti ta kryejmë edhe rrugën e Lurës.

Në mandatin e katërt, mbetet për t’u bërë rruga që lidh Burrelin me Ulzën. Uji në këto zona ka qenë problem madhor, sot ka 24 orë ujë.”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat