Përsëritet ‘skenari’! Sërish një qytetare e pafajshme bie pre e plumbave që lëshohen në mes të rrugës, këtë herë në Laç!

Shqipëria

Përsëritet ‘skenari’! Sërish një qytetare e pafajshme bie pre e plumbave që lëshohen në mes të rrugës, këtë herë në Laç!

Më: 3 maj 2025 Në ora: 17:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Këtë të shtunë një ngjarje e rëndë më pasojë 5 të plagosur ka tronditur Laçin.

Nga informacionet e bluve të qytetit, ngjarja ka ndodhur pas një sherri, dhe një person i identifikuar si K. Kamberi, ka qëlluar me armë drejt një grupi të rinjsh prej katër personash, duke i lënë të plagosur.

Por plumbat kanë kapur edhe një zonjë e cila ndodhej pranë vendit të ngjarjes dhe shiste qirinj.

Ende nuk është e qartë dinamika e kësaj ngjarje dhe nëse kemi të bëjmë me një konflikt të lindur në ato çaste, apo i mbartur më parë, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit. Ndërkohë nga kamerat e sigurisë në zonë është bërë e mundur dhe lokalizimi i armës që dyshohet se u përdor nga autori, të cilën më pas e kishte hedhur në një pellg me ujë në një pallat në ndërtim.

Ndërkohë të plagosurit Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe shitësja Angjelina Gjeza ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë.

Kjo është një tjetër ngjarje e rëndë, ku për fat të keq plumbat e lëshuar drejt ‘objektivave’ kapin një qytetarë, në këtë rast një qytetare, të pafajshme dhe që nuk ka lidhje me ngjarjen apo konfliktin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat